Aktorja e njohur hollivudiane, Jennifer Coolidge ka treguar së fundmi në një intervistë se ka fjetur me mbi 200 meshkuj pas suksesit që pati në filmin “American Pie”.

Edhe pse ajo ka luajtur edhe role të tjera, në filma të tjerë, Jennifer është shprehur se filmi i vitit 1999, i ka dhuruar asaj më shumë sesa famë, kënaqësi.

Aktorja 60-vjeçare që luajti rolin e Jeanine Stifler ka zbuluar se ka pasur shumë përfitime prej filmit “American Pie”, pasi nëse nuk do të kishte luajtur atë rol, nuk do të kishte fjetur kurrë me 200 meshkuj.

Jennfier do të jetë pjesë e filmit ‘‘Legally Blonde 3’’, teksa zbuloi se nuk e ka parë ende skenarin e këtij filmi.