Eduart Grishaj, regjisori i programit të shumë komentuar ‘Big Brother VIP Albania’ ka folur së fundmi rreth finales së këtij edicioni që do të mbahet më 6 maj. I ftuar në emisionin radiofonik ‘Merre me Long shoë’, Grishaj tregoi detaje rreth finales.

Gjatë ditëve të fundit, kanë qarkulluar lajme se finalja e madhe e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’. Drejtuesi e emisionit, Gent Hazizi e pyeti regjisorin nëse vërtetë nata speciale do të zhvillohet në stadiumin kombëtar apo janë thjesht fjalë dhe aludime.

Përgjigjja e Eduartit në fakt na lë të kuptojmë se vërtetë finalja do të mbahet në stadium, duke pasur parasysh edhe terminologjinë e përdorur prej tij. Regjisori tha se rruga drejt finales është ende e gjatë dhe se ekipi i Big Brother VIP do t’i marrë ndeshjet me radhë.

Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me rradhë.