Një djalë hedh qumësht në gojën e tij direkt nga sisa e lopës, një tjetër përkëdhel me dashuri bririn e një demi…; njihuni me fisin Mundari të Sudanit Jugor, që është kaq shumë i lidhur me bagëtitë.

Fotografi Mario Gerth, 42 vjeç, ka kapur jetën e tyre të përditshme në këtë grup spektakolar imazhesh, pasi kaloi tre muaj duke jetuar mes tyre. Fisi nomad endet në fushat e rajonit të Sahelit, përgjatë lumit Nil dhe përdor bagëtinë si monedhë.

Jetët e tyre janë aq të lidhura ngushtë me bagëtitë, saqë edhe dush bëjnë me urinën e kafshëve, sepse besojnë se kjo i mbron nga infeksionet. Në një fotografi, një djalë mund të shihet duke i fryrë një lope për të stimuluar prodhimin e qumështit.

Sidoqoftë, në mënyrë të pabesueshme, ata nuk e hanë kurrë mishin e tyre dhe dieta e përditshme përbëhet kryesisht nga qumështi dhe kosi.

Mario, nga Gjermania, tha: “Mundari nuk e shohin dallimin mes njeriut dhe lopës. Ata hanë, flenë dhe ecin së bashku. Lopët janë gjithçka për ta; valutë, ushqim dhe krenari”.