Quhet Erion Fishti dhe është 23-vjeçari shqiptar që u shpall fitues i programit të gatimit në “Sky”. Kuzhinieri shqiptar fitoi çmimin e parë në Akademinë e “Chef Antoninos Cannavacciuolo” dhe nga ai moment ka marrë shumë oferta pune.

Në një lidhje me emisionin “ABC e Mëngjesit”, Erion Fishti tregoi detajet se si fitoi çmimin e parë dhe paragjykimet që ka ndjerë për faktin që është shqiptar. Gjithashtu, ai ka zbuluar se specialitet në gatimet e tij ka peshkun, pasi në Itali është rritur në një vend afër detin.

“Në fillim ka qenë pak e vështirë se unë skam qenë ndonjëherë përpara kamerave. Mora pjesë dhe fitova. Është vështirë të konkurosh se këtu ky emër është shumë i njohur.

Edhe në CV është një eksperiencë shumë e mirë. Më kanë ardhur shumë oferta pune pas kësaj, por nuk shoh lekun, shoh emrin. Më shumë specialitet kam peshkun se jam rrit këtu në det në Itali.

E ndjej në fillim paragjykimin se jam shqiptar, masandej shohin karakterin. Shefi vlerësoi më shumë tek unë karakterin, se kur fillova kursin më pa. Padyshim qe më ka bërë kritika dhe unë i kam marrë si leksione”, u shpreh mes te tjerash Erioni.