Një 54-vjeçar, Michael Todd Hill, ka fituar dhjetë milionë dollarë në lotari, por nuk do të mund ta shpenzojë të gjithë thesarin e tij sepse ka marrë dënim të përjetshëm për shkak se i ka marrë jetën të fejuarës, 23-vjeçares Keonna Graham.

Kjo ka ndodhur në Karolinën e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç kanë bërë të ditur mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar mbrapa qafës pasi ka zbuluar se i kishte dërguar mesazheve burrave të tjerë.

HISTORIA – Pasi është puthur nga fati para pesë vitesh, burri e kishte lënë gruan e tij për t’u lidhur me vajzën 23-vjeçare.

Tre vite më vonë ka ardhur tragjedia, me Keonna-n që është deklaruar e zhdukur më 20 korrikun e 2020-ës dhe më pas është gjetur pa jetë në një dhomë hoteli.

Pak më vonë ka ardhur edhe rrëfimi i Hill, i cili ka pranuar se ka qenë ai që i ka marrë jetën vajzës. Tani ka ardhur edhe dënimi me burg të përjetshëm.