Heqja e qimeve është një zakon që tashmë po sfidohet gjithnjë e më shumë, sidomos vitet e fundit, por ka nga ata që kanë gjetur një mënyrë për të fituar para nga sqetullat e pa rruara.

Nuk e besoni? Le të zbulojmë historinë e një modeleje, e cila, pa përdorur dyllë apo brisk rroje, arriti të përfitojë një shumë marramendëse.

Ajo quhet Fenella Fox dhe është një vajzë angleze 28-vjeçare, e cila në biznesin e saj të modelingut ka arritur të fitojë 300 mijë paund (rreth 350 mijë euro) falë sqetullave të pa rruara.

Duke i shfaqur ato online në faqen e njohur Onlyfans, gruaja tërhoqi vëmendjen e djemve që i duan sqetullat natyrale, por sigurisht që nuk kanë munguar kritikat.

Ka nga ata që i kanë adresuar sharje dhe kërcënime, ndërsa të tjerë e kanë akuzuar se nuk kujdeset për veten dhe se i kushton pak kujdes higjienës.

Por ka edhe nga ata që e vlerësuan zgjedhjen e saj duke paguar menjëherë shumën e abonimit për të admiruar sqetullat e saj të parruara.

Vendimi i Fenella-s për të ndaluar rruajtjen lindi si një protestë kundër pritshmërive estetike të shoqërisë në kurriz të grave. Dhe, për të, ishte vërtet frytdhënëse.

Ndaj vajza me kamera ka arritur të fitojë rreth 300 mijë paund, duke shënuar një rritje eksponenciale të kërkesave për videot e saj me pagesë.

Në videot e saj sigurisht që bën edhe më shumë, duke u shfaqur e zhveshur. Por detaji më i vlerësuar duket se është pikërisht ai i ‘girl power’ që shfaqet nga sqetullat e pa depiluara…

Me pak fjalë, lënia e briskut mënjanë e lejoi të ndryshonte jetën e saj! Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë VIP-a kanë bërë këtë zgjedhje dhe fakti që kaq shumë meshkuj e vlerësojnë vetëm mund të sigurojë që trendi të rritet akoma më shumë.