Chelsea ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 në shtëpi kundër West Ham në javën e gjashtë të kampionatit anglez të futbollit.
Gjithçka ka ndodhur në 30 minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në Stamford Bridge, me miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 62-të me Antonio-n.
GOLI I ANULUAR NE FUNDIN E NDESHJES – VIDEO
Në të 76-ën ka ardhur barazimi për vendasit me një gol magjik të Chilëell dhe në të 88-ën ka ardhur përmbysja e madhe me Havertz.
West Ham ka arritur të gjejë golin e barazimit në minutën e 90-të me Cornet, por arbitri e ka anuluar pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një faulli ndaj portierit Mendy.
Një vendim ky që i ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme Armando Brojës me shokë. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 60-të nga stoli.
Fitore edhe për Tottenham-in e Antonio Conte-s. Spurs kanë mundur 2-1 në shtëpi Fulham-in falë golave të Hjobjerg dhe Kane.