Dy ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm në NBA.

Skuadra e Utah Jazz mposhti 118-102 New Orleans, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e mirë e Jazz, me Mitchell që realizoi 28 pikë, ndërkohë që diferencën e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 54 pikë.

Fiton edhe ekipi i Denver, 119-101 ndaj Oklahoma, sfidë e dominuar nga basketbollistët e Nuggets. 7 lojtarë të Denver realizuan mbi 10 pikë, me Jokic që bëri diferencën me 27 pikë e 12 rebound, më i miri në fushë.