Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e programit të shumëpritur nga publiku, ‘Dancing With The Stars’.

Faqja zyrtare e spektaklit ka zbuluar dalëngadalë edhe emrat e konkurentëve që do të jenë pjesë e këtij formati, si edhe emrin e prezantueses, Bora Zemani.

Megi Pojani, Sara Hoxha, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Ardit Çuni, Arban Nimani, Isli Islami, Deborah Keçi janë 8 nga emrat e konfirmuar, teksa listës i është shtuar ditën e sotme edhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother, Arbër Çepani.

“Kërcimi do të jetë investimi i tij më i madh këtë vit. Një biznesmen si Arbri, gati për të përveshur mëngët në ‘Dancing With The Stars’.- shkruhet në faqen e spektaklit.