Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre 10-vjecare më 25 shtator, në një dasmë me plot 300 te ftuar.

Fjalën hapëse e kishte babai i Shkelzenit, ish-kryeminstri Sali Berisha, i cili i emocionuar u shpreh: “Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenit, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”.

Ndërsa dje, mamaja e Arminës, Moza Mevlani deklaroi se u ndje shumë vlerësuar nga fjalët e Berishës. Kjo pasi, sipas saj, fjala e ttij ka shumë peshë.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”, u shpreh ajo te “Rudina”.