Djaloshi britanik Max Woosney, ka fjetur në një tendë në oborrin e familjes së tij për tre vite me radhë për të mbledhur para për bamirësi dhe ka vendosur të kthehet brenda vetëm pasi ka arritur të mbledhë më shumë se 860,000 dollarë duke thyer një rekord botëror Guinness.

Ai ishte vetëm 10 vjeç kur filloi projektin e tij “Boy in the Tent” në oborrin e shtëpisë së familjes së tij në Devon, Angli, më 28 mars 2020, dhe ai e kaloi natën e fundit në natyrë të martën, saktësisht tre vjet më vonë. Ëoosey e filloi projektin si një mbledhje fondesh për North Devon Hospice, spitalin që kujdesej për fqinjin e tij, Rick Abbot, i cili vdiq nga kanceri në 2020.

“Kam kaluar tre vitet më të mira të jetës sime. Kam takuar disa njerëz të mrekullueshëm dhe kam pasur përvoja të shkëlqyera. Nuk mendoj se do të ndryshoja asgjë,” tha Ëoosey. “Unë kam vendosur vetëm të kem një aventurë dhe të mbledh 123,09 dollarë.

Është çmenduri që ka marrë kaq shumë vëmendje, por shpresoj që t’i bëjë njerëzit të shohin se fëmijët janë të aftë për shumë më tepër sesa mendojnë njerëzit.”