Ajo e ka bërë publike edhe më herët me të gjithë ndjekësit e saj frikën më të madhe që ka, por sot vendosi të guxojë.

Fjoralba Ponari, moderatorja e njohur shqiptare ka treguar se sot ka marrë guximin të bëjë diçka që kishte 10 vite që nuk e bënte. T’i jepte sërish makinës…

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fjoralba ka publikuar një foto teksa shihet në një moment ku i jep makinës, një moment ndoshta krenarie për të pasi ka guxuar dhe ka sfiduar një nga frikërat e saj më të mëdha.

‘Sot pas plot 10 vitesh rimora guximin të marr timonin sërish në duar‘ – shkruan Fjoralba Ponari, duke na dhënë kështu leksione se si të guxojmë në jetë.