Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Fjoralba Ponari humbi njeriun e saj më të shtrenjtë disa muaj më parë. Ajo po kalon një periudhë të vështirë, pasi nëna e saj u nda nga jeta.

Këtë moment kaq të vështirë dhe të errët të jetës së saj, ajo ka vendosur ta bëjë tatuazh dhe ta gdhendë përjetësisht në trupin e saj përmes një shprehje.

Ka qenë vetë Fjoralba që e ka treguar përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku shihet teksa po bën tatuazhin, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një tekst tejet prekës.

“Tatuazhi im i parë! Si për të përjetësuar në trupin tim, periudhën më sfilitëse shpirtërisht por njëkohësisht dhe më të guximshme që kam jetuar deri më sot. Gjurmën fizike ,kycur në lëkure, që do më shoqëroje e formësoje sa të kem frymë. Një kujtesë e vazhdueshme ndaj vetes, për ta dashur jetën e për ta jetuar atë me gjithë momentet e saj të errëta dhe të ndritshme”– shkruan Fjoralba në profilin e saj në Instagram.

“Sad birds still sing” – Zogjtë e trishtuar këndojnë ende”, është fjalia që ajo ka vendosur të gdhendë në trupin e saj.

Fjoralba Ponari është një nga prezantueset më të dashura për publikun, teksa e kemi parë të moderojë disa programe të ndryshme në Top Channel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari)