Fjoralba Ponari është kthyer tashmë në një nga moderatoret më të dashura në Shqipëri. Prej disa vitesh, ajo është pjesë e ekranit shqiptar, teksa së bashku me Salsano Rrapon e së fundmi edhe me Xhemi Shehun, ata prezantojnë programin e përjavshëm të humorit në Top Channel, “Portokalli”.

Xhemi Shehu u rikthye sërish në Portokalli pas thuajse dy vitesh, teksa rikthimi i saj në emisionin e humorit ka krijuar përshtypjen tek opinioni publik se marrëdhënia mes dy moderatoreve nuk është shumë e mire dhe ato nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën.

Edhe pse Xhemi dhe Fjoralba i kanë mohuar shpesh këto thashetheme, duke treguar se mes tyre nuk ka asnjë xhelozi dhe se gjithçka shkon shumë mirë, njerëzit vijojnë të kenë dyshimet e tyre. E në bisedën e fundit virtuale të Fjoralbës me ndjekësit e saj, ajo i ka vënë kapak kësaj bisede, duke sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien me Xhemin.

Si ndihesh tani që po bashkëpunon me Xhemin”- e pyet ndjekësi në rrjete sociale, teksa Fjoralba i përgjigjet: Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj”.