Prej disa kohësh, Fjoralba Ponari ka zbuluar për publikun shqiptar se është në një lidhje me Françeskon, djaloshin shqiptar që merret me xhudo dhe është njëkohësisht inxhinier.

Moderatorja e njohur zbuloi për herë të parë para tre vitesh se ishte në një marrëdhënie, megjithatë nuk e zbuloi menjëherë fytyrën e të dashurit të saj.

E tashmë, ajo nuk fsheh më asgjë për ndjekësit e saj. Një postim i fundit i saj në Instastory na ëmbëlsoi të gjithëve ditën.

Fjoralba ka zbuluar se fansi numër 1 i saj është pikërisht Françesko. Por si? Vetë ai ka pozuar në një citylight ku është vendosur imazhi i Ponari.

Ai ka pozuar duke qeshur e duke treguar me gisht nga Fjoralba, teksa duket mjaft krenar për dashurinë e jetës së tij.

Sakaq, Fjoralba nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë foto, ndërsa ka vendosur ta shpërndajë për të gjithë ndjekësit e saj këtë foto duke shkruar : “Ai është Akoma fansi im numër 1”.

Një postim shumë i bukur dhe mjaft i veçantë!