Tifozi i Milan-it që ka festuar gjysmëlakuriq në rrugë pas fitores së titullit nga ana e Milan-it, tani ka zbarkuar në tv. Lorenzo Francesconi, ky është emri i tij, ka qenë i ftuar  në emisionin Pomerigio 5 të Canale 5.

Ai është bërë i famshëm pasi videot e tij ku shihet me kostumin e famshëm jeshil të filmit Borat janë bërë virale në rrjetet sociale.

“Kostumin e kam blerë vite më parë për ta veshur në plazh në 2017-ën në Emilia Romagna. Një herë më kanë larguar nga plazhi. E kam mbajtur shumë herë”, ka thënë 26-vjeçari.

“Ideja për ta veshur për titullin ka qenë për shkak të një basti. Kam thënë se do ta kisha veshur, por mendoja ta bëja në sheshin e qytetit tim, por më pas të gjithë më hanë të shkoja në Milano dhe kështu e kemi bërë”, ka shtuar Borat-i kuqezi.

Ndër të tjera, ai ka pranuar: “Babai im ka qeshur, mamaja ime jo shumë. Ajo më ka thënë ‘Çfarë dreqin ke bërë?’. Po kam një të dashur, jam i fejuar, por ajo e ka marrë shumë mirë.

“Jemi bashkë prej gjashtë vitesh. Ajo është bashkëpunëtorja ime kur bëj çmenduri të tilla. Një herë e kam veshur kostumin në festën e një miku”.