Evertoni po mendon që të firmosë në formë huazimi me sulmuesin e Bayern Munchen, Joshua Zirkzee. 19-vjeçari ka treguar se ka vlera, por nuk ka hapësira në ekipin gjerman.

Ai mund të ketë më shumë minuta në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti. Tekniku italian do ta kishte holandezi si një zëvendësues të rëndësishëm dhe djaloshi do të fitonte më shumë eksperiencë.

Bayern Munchen nuk është kundër një ideje të tillë, por nuk dëshiron që ta humbasë përfundimisht futbollistin. Kampionët dhe anglezët kanë nisur bisedimet.