Bayern Munich e ka zyrtarizuar tashmë Julian Nagelsmann për sezonin e ardhshëm, kështu që Hans-Dieter Flick do të jetë pa ekip.

Sipas Sport1, dëshira e tij është të pasojë Joachim Loë në drejtim të Gjermanisë.

Pas Europianit, në fakt, trajneri aktual i kombëtares gjermane do të largohet dhe në vendin e tij mund të merret piëkrisht Flick.

Kjo duket se është arsyeja pse Flick ka refuzuar ofertat e Tottenham, që është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.