Aktori i njohur Eglein Laknori ka qenë i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, që drejtohet nga moderatorja Ana Kallaku.

Si rrallë herë, aktori ka rrëfyer detaje rreth jetës së tij dhe miqësive të tij, ku spikasin edhe emra të njohur në vendin tonë.

Një ndër to është edhe aktori i mirënjohur Florian Binaj, i cili ka vendosur ta surprizojë mikun e tij përmes një video-mesazhi, ku i shpreh të gjithë dashurinë e tij përmes humorit që e karakterizon.

“Zemër shiko çfarë bëj unë për ty, 24 mijë lekë tullumbace për ty. O shpirti vëllait, të du fort. Të kam shok që prej periudhës së dinozaurëve. Doja  shumë ta hanim darkën bashkë por ti nuk erdhe sepse nuk punonte e-albania.” – thotë me humor Florian Binaj.