Prej disa vitesh, gazetarin Flori Gjini e shohim në ekranin e Top Channel. Fillimisht, në programin ‘E diell’, e më pas, së bashku me Ori Nebiaj, dyshja sollën për të gjithë shqiptarët emisionin veror ‘Pushime On Top’.

Sakaq, së bashku me Erjona Rusin, i kemi parë çdo mesditë me një tjetër program të mbushur me aktualitet ‘Shqipëria Live’. Mirëpo, deri ditën e mërkurë.. pasi të enjten e 22 shtatorit, gazetarin nuk e pamë më prezent në këtë program.

Por çfarë ka ndodhur? Pse ai nuk ishte në krah të Erjonës? Ende nuk ka asnjë shpjegim, teksa ajo që dihet me siguri është se Flori nuk ka pasur asnjë problem familjar apo shëndetësor që e ka penguar të jetë pjesë e programit.

Duket se mes tij dhe Top Channel gjithçka ka përfunduar…ose jo. Detaji që ngriti dyshimet për krisjen e kësaj marrëdhënie është se gazetari i bëri fillimisht unfollow faqes zyrtare të Top Channel në Instagram, teksa ditën e sotme, ai ka nisur ta ndjekë sërish, që tregon se gjërat mund të jenë sheshuar. 

Gjithsesi, kur nuk kemi asnjë konfirmim nga të dyja palët, qoftë nga Flori, por edhe nga vetë institucioni mediatik, gjithçka mbetet në kufijtë e një hipoteze të ngritur që me siguri do të sqarohet brenda pak ditëve.