Përgjatë gjithë këtyre ditëve, emri i artistit të famshëm shqiptar, Flori Mumajesi është lakuar shumë në media. Prej disa kohësh, këngëtari i njohur ka vendosur ‘të zhduket’ nga sytë e publikut dhe mediave, teksa askush nuk di asgjë për të.
Por në lajmet që kanë qarkulluar së fundmi, emri i tij është lidhur ngushtësisht me Festivalin e 61-të të Këngës.
Sipas këtyre lajmeve, Flori Mumajesi do të jetë në pozicionin e drejtorit artistik në këtë aktivitet të rëndësishëm, së bashku edhe me çiftin e njohur, Arbana Osmani si moderatore e Eduart Grishaj si regjisor.
As Arbana dhe as Eduarti nuk kanë reaguar rreth këtij lajmi, ndërsa Flori Mumajesi ka vendosur të thyejë heshtjen.
Përmes një postimi në Instastory, ku shkruhet titulli i një lajmi ku emri i tij lidhet me Festivalin, kantautori ka shuar çdo dyshim, duke shkruar thjesht ‘Po Flori që s’di asgjë’.
Në fakt, nuk do kishte asgjë të keqe ta shikonim Florin të mbante këtë pozicion në Festivalin e Këngës. Por shpresojmë të vijë edhe me këngë, pasi i mungon skenës shqiptare.