Mbrëmjen e kaluar Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan me dasmë dashurinë e tyre disa vjeçare në prani të më shumë se 300 të ftuarve. Dasma e tyre ka qenë në qendër të medias rozë prej disa javësh, teksa prej dje, po vijon të komentohet ende.

Çifti vendosi ta mbajë dasmën e tyre në një fshat të Shijakut, teksa kjo ka qenë dëshira e tyre e hershme për të zhvvilluar dasmën e tyre në natyrë. Të ftuarit ishin jo vetëm familjarë të Arminës dhe Zenit, por edhe njerëz të njohur nga politika, media e arti shqiptar.

Mes këngëtarëve që kënduan në dasmën e çiftit, veç Marsela Çibukaj e Eranda Libohovës ishin edhe grupi ‘ThreeDots’, Klajdi, Bruno e sigurisht Flori Mumajesi.

Ky i fundit, teksa këndoi këngën fituese të Këngës Magjike 2018 ‘Me fjalë të vogla’ zbuloi se si i flet me përkëdheli Zeni-Arminës kur ajo mërzitet.

“Fjala më e vogël që ka kuptim mes jush është kur Armina mërzitet dhe i thotë ‘topoxhixho’” – tregoi Flori, duke shkaktuar të qeshura e duke vijuar më tej me këngën.