Florian Binaj është një nga aktorët më të njohur e të dashur në vend, e tashmë po bëhet edhe më i njohur si moderator.

Aktori është shumë aktiv dhe tejet mbështetës i kauzave sociale dhe pjesë e shoqërisë civile në Shqipëri.

Ai ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e Adi Krastës, në Syri Televizion, ku ka rrëfyer për herë të parë qëllimet e tij lidhur me politikën.

Flori u shpreh se nuk synon të jetë pjesë e politikës për momentin, ndërsa foli edhe për situatën aktuale në politikën shqiptare.

Hyrjen në politikë e shoh diçka shumë të largët. Këtyre që janë në politikë iu duhet një Ctrl z sepse kanë pasur mundësi 32 vite për t’ia dalë dhe nuk kanë mundur. Në shkollë nëse katër vjet nuk ia del të përzënë. Ne i sjellim dhe fusim prapë. Duhet një frymë e re me djem dhe vajza të tjera që ta bëjnë këtë gjë. Jo këta që janë”– tregoi Flor Binaj për Adi Krastën