Ish-kampioni i botës Amir Khan mbeti absolutisht i frikësuar, pasi iu grabit ora e tij luksoze prej 72.000 £ nga dy banditë, ndërsa ishte jashtë me gruan e tij në Londrën Lindore mbrëmë.

Boksieri 35-vjeçar, të cilin e ka ftuar për duel kampioni shqiptar Florian Marku së fundi, ka pohuar se grabitësit i morën Chronograph-in e tij “Franck Muller Vanguard”, përpara se të largoheshin me shpejtësi me një makinë në Leyton, rreth orës 21:15.

Duke informuar fansat në Twitter, boksieri tha se ai dhe gruaja e tij, Faryal Makhdoom, nuk kishin pësuar dëmtime gjatë incidentit: “Sapo më vodhën orën me forcë në Londrën Lindore, Leyton.

Kalova rrugën me Faryal, për fat ajo ishte disa hapa pas meje. Dy burra vrapuan drejt meje, më kërkuan orën duke më drejtuar diçka në fytyrë. Gjëja kryesore është që ne të dy jemi të sigurt”.

Disa orë para incidentit, Khan u fotografua me një fans teksa bënte pazar në ‘Oxford Street’, me orën e tij fantastike në dorë, e cila vlen rreth 72.000 £ dhe është e mbushur me 719 diamante.

Një dëshmitar okular i tha “The Sun” se Khan ishte frikësuar dukshëm nga sprova, duke shtuar: “Grabitësit nuk ecën fare në këmbë. Hynë direkt në makinë dhe u larguan.

Amir kishte shijuar një mbrëmje të bukur me gruan e tij dhe kishte bërë pazar më herët gjatë ditës. Ai ngre frikën reale se ishte objektiv i qëllimshëm. Është jashtëzakonisht serioze. Ai mbeti absolutisht i trembur”.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram mbrëmë vonë, gruaja e Khan, Makhdoom, gjithashtu pretendoi se ora ishte vjedhur dhe postoi numrin e saj serial në një përpjekje për të “zbuluar se kush e ka bërë këtë”.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Policia u telefonua në orën 21:15 të së hënës, 18 prill, në High Road, Leyton. Një burri rreth të 30-ave dyshohet se i janë afruar dy meshkuj, të cilët i kanë bërë presion përpara se t’i vidhnin orën dhe të iknin. Nuk ka raportime për të shtëna apo të lënduar.

Policia është përgjigjur dhe ka kryer një kontroll në zonë. Në këtë fazë shumë të hershme nuk ka pasur asnjë të arrestuar. Hetimi ka nisur dhe policia po ndjek një sërë pistash”.

Ish-kampioni i botës Khan boksoi për herë të fundit në shkurt, në Manchester, ku humbi ndaj Kell Brook. Përpara tij qëndron e shtrirë tashmë sfida e boksierit shqiptar, Florian Marku, e bërë publikisht nga ky i fundit.