Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës që do të zhvillohet në Shqipëri .

Në një postim në Instagram, boksieri ka ndarë me fansat e tij lajmin e madh se kur do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e madhe në Tiranë.

Ai shkruan se në dy ditët e ardhshme do të publikohen edhe biletat si dhe do të zbulohet kundërshtari.

“Cdo gje Gati per ndeshjen ne Shqiperi. Dy ditet ne vazhdim publikohen biletat dhe kundershtari. 25 gusht Behuni GATI”- shkruan boksieri shqiptar që do të zbresë në ring më 25 Gusht në Tiranë, me duelin që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

30 vjeçari po kalon një periudhë shumë të mirë, pasi ka fituar tituj të rëndësishëm së fundmi.Marku vijon të mbetet një nga boksierët më të mirë kuqezi, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)