Prej më shumë se disa muajsh, moderatoren Floriana Garo po e shohim si pjesë aktive të politikës.

Ajo është një figurë tepër e njohur e ekranit shqiptar, teksa ka qenë prezantuese e emisionit ‘Jo vetëm modë’.

Së fundmi, Floriana ishte e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, në RTV Ora që moderohet nga Ester Bylyku. Për herë të parë ajo ka treguar një histori vërtetë të dhimbshme nga jeta e saj.

Floriana ka rrëfyer se gjatë periudhës që ka qenë shtatzanë, ka rrezikuar të humbë vajzën, për shkak të problemeve që ka pasur.

Moderatorja e pyeti se kur ka qenë hera e fundit që ajo ka qarë dhe Floriana iu përgjigj: ‘Kur kam lindur fëmijët, sepse me djalin ka shkuar më mirë, por me vajzën kam patur më shumë probleme. Kam menduar për një moment që edhe mund ta humbja. Dhe jo çdo gjë merret për të mirëqenë. Prandaj kur ajo lindi, kam qarë‘ – tha Floriana Garo.