Çështja “Dzeko” u hap në Romë. Kapiteni verdhekuq nuk do të thirret për ndeshjen e nesërme kundër Spezia. Trajneri Fonseca tha në konferencë se “kapiteni pësoi një mavijosje në Kupën e Italisë dhe dje kishte telashe”. Siklet për të cilin askush nuk kishte folur kurrë në raportet e zakonshme të stërvitjes, ndërsa dje ishte e qartë se Pedro dhe Mkhitaran ishin në dyshim.

“Spanjolli nuk do të jetë, – pranon Fonseca, – ndërsa për Micky do të shohim nesër. Borja Mayoral do të luajë dhe mendoj se bëri mirë në kupë. Duke vazhduar kështu, golat do të vijnë”. Në lidhje me lajmet (jo të mohuara) të përballjes së ashpër të djeshme dhe mbi thashethemet e një përleshjeje të pretenduar në dhomat e zhveshjes, pas turpërimit ndaj Spezia, trajneri thjesht tha: “Unë nuk jam i përfshirë në spekulime, e kam bërë këtë prej një viti e gjysmë, sa jam këtu”.

Trajneri portugez pyetet edhe për marrëdhëniet e tij me klubin: “Unë gjithmonë kam ndjerë mbështetjen e presidentit, madje edhe sot kemi folur. Nuk shoh se ka pikëpyetje. E ndiej ekipin akoma në anën time”. Dhe përsëri, një pyetje specifike nëse do të jepte dorëheqjen, po kuptoi se grupi nuk e mbështet: “Ky është një projekt i ri, unë nuk jam lloji i personit që heq dorë”.

Portugezi është tipi që e kritikon veten, të paktën në lidhje me gabimet kundër Spezia, në Kupë: “Është e vërtetë, të gjithë duhet t’i dimë rregullat. Problemi është se rregullat ndryshojnë çdo vit. Nuk dua të ik nga përgjegjësitë e mia, edhe nëse është koha të mendoj për ndeshjen e nesërme”.