Liverpooli do të luajë kundër Burnleyt prej orës 21:00. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp ka gabuar gjithçka në ndeshjet e fundit të kampionatit, prandaj duhet të rikthehet te fitorja.

Numri një i stolit ka publikuar formacionin titullar dhe e ka nisur me roatacion. Ai do të luaje nga minuta e parë me Shaqirin, Manen dhe Origin në sulm. Zgjedhje e guximshme, pasi Salah dhe Firmino e nisin nga stoli.

Thiago dhe Wijnaldum e nisin së bashku në mesfushë. Spanjolli duhet të tregojë se mund të luajë në Angli sepse është superkritkuar deri më tani. Mbrojtja nuk ndryshon me Fabinhon dhe Matip si qendërmbrojtës.