Liverpooli do të luajë ndeshjen e parë të vitit 2021 në transfertë kundër Southamptonit prejt orës 21:00. Trajneri Jurgen Klopp ka zgjedhur titullarët e tij për ndeshjen e sotme dhe ka disa ndryshime të rëndësishme.
Thiago Alcantara rikthehet si titullar pas dëmtimit, ndërsa Alex Chamberlain dhe Wijnaldum do të luajnë nga minuta e parë. Të 3 lojtarë të rëndësishëm për formacionin e numrit një të klubit.
Sulmi nuk ndryshon me Mane, Salah dhe Firmino. Mungon Jota i dëmtuar, ndërsa në stol rikthehet Xherdan Shaqiri. Futbollisti shqiptar ka lënë pas dëmtimin.
🔴 #SOULIV TEAM NEWS 🔴
Three changes for the Reds, as @Thiago6, @Alex_OxChambo and @GWijnaldum come in to the starting XI 👊
— Liverpool FC (@LFC) January 4, 2021