Real Madridi do të luajë ndeshjen kundër Athletico Bilabos prej orës 21:00, të vlefshme për Superkupën e Spanjës. Trajneri Zinedine Zidane ka bërë të ditur formacionin e tij dhe nuk ka ndryshime.

Hazard, Benzema dhe Asensio e nisin nga minuta e parë. Një sulm që nuk prodhoi asgjë në ndeshjen e fundit, ndërsa mesfusha i besohet Modric, Kroosit dhe Casemiros.

Mbrojtja mbetet e pandryshuar me Ramosin, Varane, Mendyn në të majtë, ndërsa Lucas në të djathtë. Trajneri Zinedine Zidane shpreson të kalojë në finale, aty ku e pret Barcelona.