Roma-Inter mund të cilësohet si supersfida e kësaj jave në Serie A. Të dy trajnerët, Fonesca dhe Conte kanë publikuar formacionet e skuadrave që do të përballen prej orës 12:30.

Roma i beson sërish Smalling dhe Ibanezes në qendër të mbrojtjes, ndërsa Kumbulla prej dy muajsh është në stol. Dzeko si kapiten mban sulmin e kryeqytetasve.

Interi nga krahu tjetër nuk ka surpriza. Skriniar, De Vrij dhe Bastoni janë në qendër të mbrojtjes. Lukaku dhe Lautaro në majë të sulmit.

ROMA (3-4-2-1): Lopez; Mancini, Smalling, Ibañez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. Tr. Fonseca

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian; Lukaku, Lautaro Martinez. Tr. Conte