Formula 1 synon të rikthehet në Afrikë, aty ku prej vitit 1993 nuk zhvillohet asnjë garë në këtë sport. Ai që po këmbëngul për zhvillimin e një gare në Afrikë është Warren Scheckter, nipi i Jody Scheckter, kampion bote me Ferrarin në vitin 1979. Ai konfirmon se ka nisur kontaktet me Liberty Media dhe shpreson të rikthejë Formula 1 në Afrikë, duke futur në kalendar një garë në botërorin e vitit 0223.

Objektivi ynë është viti 2022, por për shkak të pandemisë vështirë se mund ta organizojmë një garë në atë datë. Ndaj, mendoj se viti 2023 është koha më e përshtatshme për të organizuar një garë të Formula 1 në Afrikë. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme për këtë kontinent”, tha Warren Scheckter.

Mendohet se pista ku mund të zhvillohet gara është ajo e Kyalami, në Afrikën e Jugut. Kjo pistë ka nevojë për pak modifikime për të qenë gati për një garë të Formula 1, pasi është rinovuar për herë të fundit në vitin 2015. Ndërkohë që si Liberty Media ashtu dhe pilotët shprehen të kënaqur të garojnë në Afrikë.