Ndjenja e besimit tek tjetri (përderisa ai nuk është i huaj) dhe shthurja e pacipë verbale “çfarë doni që të ndodhë, a jemi në Danimarkë?” janë tipare stilistike kulturore të danezëve që në njëfarë kuptimi duhen pasur zili.

Thelbi i qyteteve daneze janë karrocat me foshnja të të gjitha moshave të lënë jashtë dyqaneve, bareve dhe restoranteve, ndërsa prindërit janë brenda duke u kujdesur për biznesin e tyre ose per te konsumuar dicka.

Qoftë për të pirë kafe me miqtë, për të bërë pazar në supermarket apo për të dalë për drekë, danezët nuk e kanë problem të lënë karrocat jashtë, në trotuare, me foshnjat e tyre brenda. Dhe kjo ndodh edhe nëse jashtë bie shi ose borë.

Nëse kjo ju duket e çuditshme, dijeni që në Danimarkë është normë dhe se t’u shpjegosh vendasve se sa absurde mund të duket çështja nëse shihet nga jashtë, me sytë e huaj, është realisht e pamundur. Përgjigjet më të njohura për sqarimin e mëdyshjeve dhe dyshimeve mbi këtë temë janë si më poshtë:

Çfarë doni të ndodhë, jemi në Danimarkë? Qëndrimi jashtë është i mirë për fëmijët, edhe nëse bie shi ose borë. Ne të gjithë bëjmë dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur ndonjëherë. Asnjë fëmijë nuk është rrëmbyer ndonjëherë. Jemi në Danimarkë!!!

Le të analizojmë pyetjet duke iu referuar një të dhënë mjaft shteruese. Sipas Anketës Botërore të Vlerave, 64% e danezëve mendojnë se “shumices se njerëzve mund t’u besohet”. Përqindja e mësipërme është 3 herë më e lartë se mesatarja globale.

Kjo është e mjaftueshme për të shpjeguar mungesën totale të shqetësimit dhe ankthit për t’i lënë edhe fëmijët shumë të vegjël praktikisht të braktisur në vetvete, larg shikimit dhe kontrollit të prinderve.

Besimi i pakushtëzuar tek bashkatdhetarët është një komponent thelbësor i shoqërisë daneze. Ana tjetër e medaljes është, për fat të keq, një ndjenjë shumë e përhapur dyshimi dhe mbylljeje ndaj atyre që konsiderohen si fajtorët e vërtetë të degjenerimit kriminal që ka goditur Danimarkën në dekadën e fundit: të huajt!