Olta Gixhari është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Pas debatit që pati me Qetsorin gjatë ditës së premte, aktorja pati një tjetër diskutim gjatë mbrëmjes me një nga konkurrentet e tjera që është futur së fundmi në shtëpi, Fotininë.

Kjo e fundit e ka këshilluar shumë shpesh Oltën për lojën e saj brenda Big Brother, por mesa duket, aktorja nuk i ka marrë aspak parasysh duke e injoruar.

Olta është shprehur se Fotinia e bezdis çdo 10 minuta për t’i dhënë këshilla, që asaj nuk i pëlqejnë, por për mirësjellje aktorja duket se i’a ka lejuar.

E pas këtij komenti Fotinia e ka quajtur atë hipokrite. Por në mënyrë ironike aktorja i ka kërkuar ndjesë dhe i ka thënë se do të përmirësojë lojën e saj.