Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jaho janë bërë prindër për herë të parë, ku para disa muajsh erdhi në jetë djali i tyre Roeli.

Gruaja e artistit ka rrëfyer së fundmi nëpërmjet rrjeteve sociale detaje nga jeta e saj pas lindjes së djalit, marrëdhënien me vjehrrën e saj madje nuk ka ngurruar t’iu përgjigjet as pyetjeve në lidhje me dasmën e shumëpërfolur.

Mes të tjerash një ndjekës e pyeti Slevijen: “A është përfshirë nëna dhe vjehrra juaj në rritjen e djalit?”, ndërsa ajo u përgjigj duke shkruar: “Patjetër që po aq sa kanë mundësi. Po 99% të rritjes e kam unë në dorë si nënë që jam.”

Bashkëshortja e këngëtarit nuk i shpëtoi as pyetjeve për një fëmijë të dytë, ndërsa sqaroi se për momentin po i përkushtohet plotësisht djallit të saj Roelit.

“A planifikon një fëmijë tjetër dhe sa mendon që është mosha e përshtatshme mes fëmijëve?”-pyeti ndjekësi, të cilit Slevija iu përgjigj duke shkruar: “Mendoj që duhet njëher t’i përkushtohet plotësisht koha Roelit dhe pastaj dhashtë Zoti për një fëmijë tjetër. Mendoj që 3-4-5 vite diferencë është mjaftueshëm por që s’dihet.”