Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, ka kritikuar veshjet e festës së “Halloween” ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga më të ndryshmet.

Në një postim në “Insta Story”, Beniada shprehet se festa e “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”, veshje të cilën e karakterizon lepuri. Sipas modeles, këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq.

Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloëeen duhet të dukesh seksi. Kjo festë po transformohet në një festë tjetër. Halloëeeni ka të bëjë me Satanin, diçka të frikshme”, shprehet mes të tjerash modelja Beniada Nishani.

“Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, shton Beniada në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Instagram.