Këngëtari i njohur shqiptar, Blerim Muharremi (Blero), dhe partnerja e tij, Afrona Dika, nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë deklaratë publike në lidhje me raportin e tyre.

Megjithatë, çdo postim i tyre në rrjetet sociale merr vëmendje dhe konsiderohet si thumb kundër njëri-tjetrit. Ditën e sotme, vëmendja është përqendruar tek Afrona, e cila ka bërë disa postime në “Insta Story”.

Afrona tregon se ka dalë në takim  me shoqen e saj të ngushtë, duke shkruar: “Në takim me më të mirën time”, shoqëruar dhe me disa emoji ku i shpreh dashurinë shoqes së saj.Provokimet nuk kanë munguar as nga Blero, i cili pak kohë më parë, shkroi se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç. “Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkruante Blero.