Moderatorja Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë duke shijuar ditët më të bukura pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Dyshja, të cilët u njohën brenda shtëpisë së famshme, shihen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo vihet re nga rrjetet sociale.

Sot, Dj Dagz ka postuar një fotografi të Einxhel Shkirës në rrjetin social Instagram. Fotoja është postuar më pas edhe nga Einxhel Shkira, përmes së cilës ka treguar dhe njëherë raportin e shkëlqyer që kanë.

“Ai s’ka filtra në celular! Ai më do kështu si jam dhe më bën foto nga afër!!”, shkroi Einxhel. Eshtë përfolur se moderatorja është shtatzënë me Dj Dagz.

Së fundmi qarkulloi dhe një foto që dukej me rroba të gjera. Megjithatë, ndonëse nuk ka mohuar asgjë, Einxhel nuk ka kursyer ironitë në rrjete sociale mbi këtë lajm…