Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, sot feston ditëlindjen dhe mbush 24 vjeçe. Arilena ka marrë urime të shumta, por ai që ka bërë më shumë se të gjithë, ka qenë partneri i saj, Popi Kola.

Ky i fundit, shpërndau në rrjetin social “Instagram” një foto nga pushimet në Los Anxhelos, teksa shfaqet duke e puthur këngëtaren Arilena, një moment shumë intim mes të dyve.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe. Gëzuar Ditëlindjen, dritë e syrit tim”, shkroi Popi krahas fotos me të dashurën e tij.

Më pas, partneri i Arilenës ka shpërndarë edhe foto të tjera në Instastory, ku çifti shihen në momente të lumtura me njëri-tjetrin.

Popi Kola dhe Arilena Ara janë  njohur në kohën kur këngëtarja konkurronte në programin “X Factor”. Prej këtij momenti, dyshja nuk janë ndarë asnjëherë dhe po kalojnë një lidhje dashurie për t’u pasur zili…