Disa ditë pas dasmës së saj të shumëpërfolur, Armina Mevlani i është rikthyer “jetës” së saj si blogere. Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku këtë herë ndryshe nga pyetjet vetëm mbi dasmën e saj, ka pasur kuriozitet edhe mbi fëmijërinë dhe adoleshencën e Arminës.

Një komentues ka dashur te dije më shumë mbi moderatoren si vajzë e vogël, çfarë pëlqente të bënte. Dhe Armina sigurisht që i është përgjigjur duke ndarë edhe një foto në vitet e fëmijërisë.

Krahas imazhit blogerja shkroi: “Më pëlqente shumë të luaja me Barbie, t’i qepja veshje. Adhuroja filmat dhe të shkoja në kinema. Isha dashuruese e muzikës dhe dëgjoja Mtv çdo ditë. Këtu psh isha tek koncerti i Bojken Lakos. Vdisja t’i lyeja flokët me blu.”

Pas Arminës si fëmijë, kureshtja për të ditur më shumë ishte edhe gjatë përiudhës si adoleshente. Këtë periudhë të jetës së saj blogerja e rrëfeu me disa foto nga adoleshenca e saj.

Në foton e parë, Armina tregoi kohën kur mamaja e saj nuk e lejonte të hiqte vetullat.

“Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat,”-shkroi Armina.