Që pas daljes nga spektakli “Big Brother VIP”, këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Sërish, Trixa është bërë lajm. Kjo pasi këngëtarja ka bërë një ndryshim në paraqitjen e saj. Beatrixa, nga bjonde, është kthyer në ngjyrën e saj origjinale, brune.

Ish-banorja e Big Brother VIP, publikoi një video në rrjetin social “Tik Tok”, teksa shfaqet në parukeri duke lyer flokët e saj.

“S’ka më bjondeeee”, shkroi Beatrixa krahas videos, teksa në sektorin e kometeve këngëtarja mori komplienta të shumta për pamjen e saj të re.