Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka uruar mamanë e saj për ditëlindje me fjalët më të bukura… Bebe Rexha, e cila ka arritur prej vitesh tashmë një sukses ndërkombëtar, ka ndarë dy fotografi me personin e shtrenjtë të saj.
Në njërën shfaqet me të ëmën kur ka qenë fare e vogël ndërsa fotoja tjetër është realizuar së fundmi. “E dashur mami. Nga t’ja filloj? Ti je frymëzimi im më i madh, shoqja ime më e mirë dhe drita e jetës sime.
Unë nuk do të isha këtu ku jam pa ty. Shpresoj të kesh një ditëlindje të lumtur. Të dua. Bleta”, ka shkruar këngëtarja, e cila është prej kohësh në një lidhje me kineastin Keyan Safyari.
Bebe Rexha është një emër i përmendur thuajse cdo ditë në showbizzin shqiptar dhe atë të huaj. Suksesi i saj flet vetë për stadin ku ndodhet këngëtarja, e cila ka korrur suksese të njëpasnjëshme.
View this post on Instagram