Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Ajo shpesh poston foto dhe video ne rrjetin social “Instagram”w, gjatë përditshmërisë së saj.

Megjithatë, sa i takon pjesës personale, Beniada Nishani është teper e rezervuar. Gjithsesim së fundmi ka publikuar një video në “Instastory”, qe i bëri lëmsh të gjithë.

Në video duket Beniada, teksa krah saj qëndron një mashkull me kurriz dhe ajo që e përkëdhel. Nuk është e qartë nëse djali ne video, është partneri i Beniadës, apo vetëm një provokim nga ana e saj.