Diva e muzikës botërore, Beyonce, ka publikuar albumin e radhës që quhet “Renaissance”. Bukuroshja e muzikës ka ndarë me fansat e saj në Instagram edhe kopërtinën e këtij albumi, ku shihet mbi një kalë dixhital, gjysmë e zhveshur.

Duket se vitet për Beyonce janë vetëm një numër dhe partnerja e Jay-Z, është në formë të shkëlqyer fizike, çka e tregon dhe foto gjysmë-nudo që ka publikuar.

“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur pak gjëra po lëviznin.

Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi.

Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë të kërceni. Dhe të ndiheni po aq unike, të forta dhe seksi sa jeni”, ka shkruar Beyonce në faqen e saj zyrtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)