Pas dy vitesh e gjysmë martesë, këngëtari i njohur Blero dhe ish-partnerja e tij Afrona, në muajin maj i kanë ndarë rrugët nga njëri-tjetri.

Lajmin e konfirmoi vetë Blero ditën e djeshme, duke shkruar: “Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim, apo përdorim të imagjinatës.

Pra miq e dashamirë, lidhja jonë ka përfunduar ndaj situata është e rënduar, ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në  pjesë të debaitt publik”, shkroi Blero.

Ndërsa pak orë më parë, ka reaguar edhe Afrona, por aspak në lidhje me këtë temë. Modelja ka postuar një foto të saj duke treguar që është në Zyrih të Zvicrës dhe duket se ka vendosur të largohet për pak qetësi…