Moderatorja e njohur, Bora Zemani ndodhet me pushime në Turqi. Ajo ka ndarë vazhdimisht foto nga bregdeti, duke treguar se si po i kalon pushimet e saj.

Megjithatë, te fotot më të fundit që ka postuar në rrjetin social Instagram, vëmendjen e ka marrë tatuazhi më i ri i moderatores së njohur.

Zemani shihet e veshur me rroba plazhi, teksa ndjekësve nuk u ka shpëtuar tatuazhi i ri i saj dhe menjëherë, e kanë lidhur me Donaldin. Ky i fundit para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për moderatoren, publikoi në Instagram disa foto me veprat abstrakte të Picassos.

Gjithashtu, Donald Veshaj publikoi edhe një video pak kohë më parë ku ndodhej në një studio tatuazhesh. Këto detaje, kanë shtuar dyshimet se çifti i kanë bërë një dedikim njëri-tjetrit pas rikthimit të tyre së bashku. Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë cifti më i përfolur shqiptar i momentit…