Aktori i njohur botëror, Brad Pitt, i ka habitur të gjithë me paraqitjen e tij të fundit.

Ylli hollivudian mori pjesë në një shfaqje promovuese në Berlin, Gjermani, për filmin s tij të ardhshëm “Bullet Train”.

Pitt u shfaq siç nuk e kemi parë kurrë. 58 -vjeçari kishte veshur një fund ngjyrë kafe, një këmishë ngjyrë vjollcë, një xhaketë dhe kambale të zeza.

Aktori vuri në pah dhe tatuazhet që nuk i ekspozon shpesh, një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.

Ndërsa tatuazhet në krahët e tij janë fraza: “absurdities de l’ exist” (Jeta është absurde në frëngjisht), inicialet e fëmijëve të tij, një skicë e Ötzi, njeriu i akullit dhe një citim i Rumit (Ka një fushë, përtej çdo nocioni të së drejtës dhe të gabuarës, do të të takoj atje).

Për t’ju rikthyer veshjes së tij, paraqitja e aktorit ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të huaja dhe sigurisht, kjo gjë ka ndodhur për shkak të fundit!