Aktori i njohur hollivudian, Brad Pitt, tërhoqi vëmendje të madhe me një xhaketë portokalli në promovimin e filimit të tij më të fundit, “Train Bullet” në Paris… Pitt u dallua nga turma, teksa merrte pjesë në një promovim në “Bateau L’Excellence”…

Legjenda e aktrimit, tashmë 58-vjeçar, ka shfaqur një pamje tërheqëse me një xhaketë sportive të ndezur portokalli, pantallona të ngjashme me xhaketën dhe një bluzë.

Brad veshi një palë këpucë të bardha, ndërsa pozonte përkrah yjeve të tij përpara kullës ikonike “Eiffel”. Brad kishte dhe një palë syze dielli me skelet portokalli, si dhe aksesorë me një zinxhir floriri.

Fituesi i cmimit “Oscar” luan në filmin e drejtuar nga David Leitch, si një vrasës me kodin Ladybug, i cili kërkon të shkojë drejt, derisa të joshet për të marrë një çantë speciale në bordin e një treni me shpejtësi të lartë që shkon nga Tokio në Kioto.

Filmi emocionues përfshin gjithashtu paraqitje nga aktorja Sandra Bullock, Aaron Taylor-Johnson, Logan Lerman, Michael Shannon, Zazie Beetz dhe Bad Bunny.

Filmi “Bullet Train” fillimisht ishte planifikuar për tu publikuar në prill të vitit 2022, por disa vonesa e kanë shtyrë atë në një datë të publikimit më 5 gusht…