Disa kohë më parë, Dafina Zeqiri tregoi se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Dhe mesa duket, ky problem shëndetësor vazhdon ta shqetësojë ende. Në një postim në rrjetin social Instagram, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin.

Më pas, ajo tregon se është e “frikësuar” të takojë doktorin e saj duke shtuar: “Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet.”

Duket se angazhimet e shumta muzikore, sidomos tani gjatë sezonit te verës, kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të këngëtares se njohur e shume te dashur per publikun…