Arbana Osmani është ndoshta moderatorja më e dashur dhe më e pëlqyer për publikun shqiptar.

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur, Arbana Osmani. Djali i saj, i dytë, Dielli feston ditëlindjen dhe mbush dy vjeç.

Me këtë rast, nuk ka munguar edhe një urim nga moderatorja, e cila ka publikuar në Instagram një foto shumë të qeshur, teksa e mban në krah të birin.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime”, ka shkruar Arbana krahas fotos, ku urimet kanë qenë të shumta në numër…